UBT News

Aksident me fatalitet në Prishtinë, viktima ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar më 3 tetor 2026. Viktima, ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte goditur nga një veturë.

Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë më 4 tetor, gjatë kohës sa ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

D.L

Exit mobile version