Një grua ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:25, ku kanë qenë të përfshira dy automjete me drejtues meshkuj.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./UBTNews