Një aksident trafiku me fatalitet ka nodhur dje në Klinë.
Policia ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, ka bërë të ditur Policia.
Në aksident, sipas Policisë, dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.