UBT News

Aksident me fatalitet në Klinë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë-Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.

Exit mobile version