UBT News

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vogovë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit, një shtetas i Shqipërisë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në aksident janë lënduar edhe tre pasagjerë, shtetas të Shqipërisë, të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version