Dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Drenoc të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe dy ngasësit kanë ndërruar jetë.
Nuk dihen detaje të tjera lidhur me rastin./UBTNews/