Sot rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në Vragoli ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një kamion dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur katër automjete tjera.
Sipas njoftimit të policisë, tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.
Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”./D.B/EO