UBT News

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Dy persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonalë të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha se informatën për aksidentin e kishin marrë rreth orës 04:40 të ditës së sotme.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Mësohet se viktimat e këtij aksidenti janë Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç, trupat e pajetë të të cilëve janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar, fëmijë, janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ende është duke punuar rreth sqarimit të rastit dhe shkaqeve të aksidentit.

Exit mobile version