UBT News

Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit

Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident këtë mëngjes në Rrugën Kombit, pranë fshatit Blinisht.

Paraprakisht, raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale, shkruan TCh.

Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, kanë ndikuar në aksident, ndërsa nuk dihet nëse shoferët po drejtonin mjetet sipas rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës.

Exit mobile version