UBT News

Aksident fatal në Podujevë, dy persona humbin jetën

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, ka goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.

Vozitësi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga autoritetet./A.K/

Exit mobile version