UBT News

Akreditohet Kolegji UBT me kampus në Pejë

UBT vazhdon të marrë vlerësimet më të larta për cilësinë e arsimit të lartë që ofron në vend. Një institucion model i arsimit të lartë, i cili po shënon rezultate të reja dhe arritje kulminante në garat ndërkombtare përballë universiteteve të njohur që kanë histori qindravjeçare.

Duke qenë një institucion që i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara, Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës, siç raporton Kallxo.com, ka vendosur pro raportit të ekspertëve ndërkombëtar, të cilët kanë rekomanduar që Kolegji UBT me kampus në Pejë, të ketë akreditim institucional.

Vendimi është për tri vite dhe u miratua nga anëtarët e KShC-së.

Linku: https://kallxo.com/lajm/akreditohet-kolegji-ubt-me-kampus-ne-peje/

Exit mobile version