UBT News

AKR-LDK bashkë në zgjedhje

Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor i Aleancës Kosova e Re me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar Naim Murseli, këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues!”, shkroi ai në Facebook.

Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues!

Posted by Naim Murseli on Tuesday, January 12, 2021

Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që të njoftojnë KQZ-në sot deri në ora 18:00./UBTNews

Exit mobile version