UBT News

AKR-ja thirrje qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën e votës

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Mehmeti tha se është demokracia ajo që mbizotëron dhe ftoi qytetarët të dalin të votojnë edhe pak.

“Duhet të jemi të lumtur që kemi një demokraci. Qytetarë të dashur të Prishtinës dilni dhe votoni kryetarin më të mirin e kryeqytetit”, tha Mehmeti.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se në bazë të shënimeve ka numër të vogël të votuesve krahasuar me vitin e kaluar duke bërë thirrje te qytetarët që të shfrytëzojnë edhe këto minuta që kanë mbetur.

“Në bazë të disa shënimeve të viteve të kaluara numri i zonave zgjedhore ka qenë më e lartë për dallim me këte herë që numri është më i vogël, andaj bëj thirrje që të dalin dhe të votojnë në mënyrë masive sepse edhe një orë ka mbetur. Nga të dhënat e KQZ-së del qe nga ana e serbëve po dalin dhe po votojnë andaj ku po mbesim ne”, deklaroi ai.

Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet lokale.

Exit mobile version