Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 70 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
AKP njofton se për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 117 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4 milionë e 183 mijë e 950 euro.
“Për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 117 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,183,950 euro”, thuhet në komunikatë.