UBT News

AKP me aksion humanitar për dhurimit të gjakut: Numri i aksidenteve ka shtuar nevojën për rezerva të gjakut

Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) të hënën ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).

Drejtori i AKP, Alban Limani, ka thënë se duke e parë nevojën për rezerva të gjakut për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve ne komunikacion, stafi i AKP-së ka shprheur dëshirën që t’i plotësojnë këto nevoja.

Ai ka thënë se ky aktivitet organizohet çdo vit dhe se interesimi i zyrtarëve për të dhënë gjak është për tu vlerësuar këtë vit.

“Sivjet me kërkesë specifike të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), jemi mundu ta organizojmë këtë dhurim vullnetar të gjakut. Pak më herët siç duket edhe nevoja për rezerva të gjakut janë më të mëdha për shkak të aksidenteve dhe stafi i AKP-së është paraqit që t’i plotësojnë këto nevoja për dhurimin e gjakut”.

“Numri i zyrtarëve të AKP-së është solid edhe konstant për çdo vit është aktivitet i suksesshëm si çdo vit tjetër. Vullneti i zyrtarëve është i njëjt për çdo vit sepse ende po vazhdon aksioni vullnetar”, ka thënë ai.

Kurse, Drejtori i Administratës në AKP, Dardan Krasniqi, tha se aksioni sot është organizuar dy herë brenda periudhës gjashtë mujore.

“Është diçka që e bëjmë më shumë kënaqësi, dihet se nevojat për gjak janë të mëdha dhe bëhet thirrje vazhdimisht ne jemi gjithmonë në gatishmëri ta bëjmë këtë gjë”, tha ai.

Tutje, tha se ka vite që merr pjesë në aksionin humanitar për dhurim të gjakut, ndërsa bëri edhe thirrje që kush ka mundësi të bëjë një aksion humanitar të tillë.

“Ka vite se mbaj mend saktësisht është diçka që e bëjë me kënaqësi. Thirrja jonë është e përhershme jo vetëm tash kushdo që ka mundësi të dhurojë gjak. Nevojat për gjak janë të mëdha, sidomos tash verës kur numri i aksidenteve rritet, për shkak të fluksit të madh dhe ne iu kemi përgjigjur menjëherë po e shihni edhe sot se numri i zyrtarëve që dhurojnë gjak është i kënaqshëm”, shtoi Krasniqi.

Exit mobile version