UBT News

AKP has në rezistencë, Policia jep afat për lirimin e ndërmarrjes “AgroKosova”

Agjencia Kosovare e Privatizimit e shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtareve të Policisë së Kosovës, po tentojnë tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding apo ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Këta të fundit po pretendojnë se kjo po bëhet pa vendim të Gjykatës, teksa kundërshtimi po bëhet edhe më i fortë nga ana e tyre. Ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë afat 15 minutësh që t’i lirojnë zyrat.

Në të njëjtën kohë, Policia ka kërkuar që të largohen edhe gazetarët të cilët po qëndrojnë në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Exit mobile version