Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas debatit në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke e quajtur gjuhën e ministres si kërcënuese.
AKK sigurojmë ministren Haxhiu që secili kryetar i Komunës, e edhe Xhafer Tahiri, si kryetar i Komunës së Vushtrrisë janë të gatshëm për bashkëpunim me nivelin qendror duke respektuar ligjin dhe ndarjen e kompetencave e përgjegjësive në mes të nivelit lokal dhe nivelit qendror.
“Sulmet në media ndaj kryetarëve të zgjedhur të komunave, pa i shterur të gjitha kanalet e brendshme të komunikimit zyrtarë janë të papranueshme dhe tentim për ushtrim të ndikimit. Prona publike dhe ruajtja e saj janë shqetësim i secilit kryetar Komune në Kosovë, pasi këto prona janë jetike për zhvillim të projekteve kapitale në Komunë për interes të përgjithshëm. Ftojmë ministren Haxhiu të tërheqë kërcënimin publik ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Tahiri”, thuhet në reagimin e AKK.