Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK) ka njoftuar se në kuadër të realizmit të projektit për deklarimin elektronik të pasurisë, përfaqësues nga UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) dhe kompania kontraktuese ASSECO, kanë bërë prezantimin e sistemit të deklarimit elektronik të pasurisë, me ç ‘rast janë paraqitur të gjitha modulet e përdorimit të këtij sistemi dhe identifikimi i nevojave të mundshme për plotësime dhe avancime të sistemit, deri në përfundimin e tij.
“Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit e UNDP-së (Mbështetje për përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovë, SAEK III) dhe kompania kontraktuese ASSECO, shpejtimin e dinamikës së realizimit të këtij projekti, ndërsa ka theksuar Agjencia kundër Korrupsionit do të jetë në shërbim të të gjitha realizimit të të gjitha kërkesave dhe nevojat e paraqitura, që ky projekt të filloj të realizohet me sukses”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se projekti për deklarimin elektronik të pasurisë ka nisur të realizohet në vitin 2019 në bashkëpunim mes Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP), ndërsa pritet të përfundoj në fund të këtij viti.
“Deklarimi elektronik i pasurisë është një sistem informacioni i zhvilluar për menaxhimin e procesit të deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik që ofron mundësinë për të gjithë zyrtarët e lartë publik ta bëjnë deklarimin e pasurisë në mënyrë elektronike, ndërsa AKK-së i ofron mundësinë që nëpërmjet të dhënave të regjistruara ta beje verifikimin dhe kontrollin e saktësisë së të dhënave të deklaruara, gjithashtu në mënyrë elektronike. Realizimi i projektit për deklarimin elektronik të pasurisë ka për objektiv kryesor transparencën dhe llogaridhënien në publikimin e informatave për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik”, thuhet më tej.