Dy persona me inicialet B.B dhe M.Q janë arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).
Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Policia ka vazhduar me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve, të cilët dyshohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. /UBTNews/