Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e vlerëson të drejtë ndryshimin e ligjit për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Me këtë rast, AKB-ja i ka ftuar bizneset kosovare që të vetëdijësohen dhe t’i formalizojnë të punësuarit, në të kundërtën do t’i përjashtojnë nga anëtarësia e AKB-së.