Parku Shkencor, Teknologjik dhe Inovativ i UBT-së në Lipjan u bë pikëtakimi i profesionistëve të fushës së farmacisë të cilët patën mundësi të trajtojnë tema të ndryshme që lidhen me këtë lëmi në kuadër të Akademisë Verore në Global UBT Fest.
Kjo akademi u pasurua me shumëllojshmëri temash që ndërlidhen me terapinë gjenetike, materialet vetëshëruese, përdorimin e antibiotikëve për shkak të COVID-19 e ndikimit të polifenoleve.
Të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të kësaj shkolle verore, duke filluar nga diskutimet e seminaret, zgjerojnë njohuritë e pjesëmarrësve mbi shkencat farmaceutike dhe i aftësojnë ata për ta ushtruar profesionin e farmacistit në të ardhmen.