Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit, në kuadër të “Global UBT Fest 2022” këtë vit për synim ka të organizojë diskutime dhe forume me folës të fushës, për çështjen e turizmit dhe qëndrueshmërinë ekonomike në Kosovë dhe më gjerë.
Turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm është një koncept turistik, i cili përfshinë përpjekjet për një ndikim pozitiv në mjedis, shoqëri dhe ekonomi, dhe me qëllim të promovimit të ideve dhe mendimeve për të përmirësuar gjendjen e vendeve turistike në Kosovë, kjo akademi në kuadër të Fakultetit Turizmi në UBT, do të sjellë aktivitete të ndryshme.
Përmes forumeve, samiteve, debateve dhe diskutimeve, ligjëratave tematike dhe punëtorive, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë akademi, do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth fushës së turizmit dhe qëndrueshmërisë ekonomike.
Pjesëmarrësit do të njihen me turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, se si ndikon turizmi në zhvillimin e qëndrueshëm, sfidat e tij, si dhe do të njihen me llojet e turizmit siç janë: turizmi dimëror, turizmi bregdetar, turizmi kulturor, turizmi elitë, turizmi rural, turizmi nautik, turizmi shëndetësor dhe turizmi fetar, nëpër zona të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022