UBT News

Akademia Ndërkombëtare Verore e Sistemeve të Informacionit do të trajtojë tema rreth fushës së sigurisë kibernetike

Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të ketë shumë folës, të cilët do të ligjërojnë tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë kibernetike.

Akademia do të mbulojë tema nga fusha të ndryshme, duke filluar nga ndërtimi i një ekosistemi të sigurisë kibernetike, përdorimi i veglave teknike dhe harduerike në “Penetration Testing”, si dhe përdorimi i gjuhës “Python” dhe aplikimi i saj në “Data Science”.

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë akademi pas përfundimit të saj do të jenë në gjendje të rrisin kontaktet me industrinë, përvoja praktike në fushën e sigurisë kibernetike, aplikimi i modeleve të ndërmarrësisë, njohuri shtesë lidhur me gjeo-informacionin.

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022

Exit mobile version