Në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, këtë vit do të organizojë ligjërata tematike, debate të ndryshme si dhe punëtori, të cilat kanë për qëllim nxitjen dhe angazhimin e studentëve për të qenë pjesëmarrës në organizime që janë në dobi të profesionalizimit të tyre.
Qëllimi i Akademisë Ndërkombëtare Verore të organizuar nga Fakulteti Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, është të trajtojë temën “Koogjenerimi dhe Energjia e Ripërtritshme”, duke iu mundësuar pjesëmarrësve të informohen më shumë rreth kësaj teme dhe të përforcojnë njohuritë e tyre.
Studentët në këtë akademi do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri të reja rreth emetimit të ndotësve në atmosferë, për shfrytëzimin dhe ruajtjen e energjisë elektrike në tregun e Kosovës, për edukimin dhe vetëdijesimin për energjinë e shpenzuar, si dhe për përdorimin sa ma të drejtë në kyçje në teknologjinë komunikuese – internet.
Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022