Në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, ka filluar aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, ku është diskutuar për çështje të ndryshme që lidhen me fushën e sistemeve të informacionit.
Dekani i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Blerton Abazi, në hapje të akademisë ka thënë se aktivitetet e kësaj akademie do t’i kontribuojnë shumë studentëve rreth fushës së IT dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sistemet e informacionet dhe sigurimin e të dhënave.
Ligjëratën e parë e ka nisur Liridon Kastrati, i cili është Data Scientist në kompaninë Siemens, ku ka ligjëruar rreth inteligjencës artificiale dhe zbatimit të informacionit, si dhe për analizën e sistemeve të të dhënave.
Në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Liridon Kastrati ka vazhduar ligjërimin rreth mjeteve dhe teknikave për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së aplikuar, që janë trend i teknologjisë së kohës moderne.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, vjen në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, duke sjellë shumë ekspertë të kësaj fushe për t’i ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre me studentët pjesëmarrës.