Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, ka vazhduar aktivitetet e saj në kuadër të festivalit Global UBT Fest 2022, me ç’rast ka zhvilluar disa ligjërata dhe një ekspozitë nga kultura japoneze në bashkorganizim mes Asociacionit të Miqësisë Kosovare Japoneze, Fakultetit Dizajn i Integruar dhe Fakultetit Art dhe Media Digjitale.
Pjesëmarrës në ditën e katërt të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Dizajnit të Integruar, ishte i ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, i cili prezantoi para të pranishmëve disa elemente nga kultura japoneze që ndërlidheshin me temën kryesore të akademisë verore “Wabi-Sabi”.
Në kuadër të zhvillimit të akademisë është mbajtur ligjërata me temën: “Japonia dhe kultura – Wabi Sabi” nga presidenti i WELD.CO.JP, njëherit bashkëthemelues i Asociacioni i Miqësisë Kosovare Japoneze, Shingo Akyama.
Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, zhvilluan demonstrimin e kaligrafisë japoneze dhe demonistrimin e origamisë, teksa në fund të ditës profesorët dhe studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar, si dhe Art dhe Media Digjitale.
Dekanja e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Afërdita Statovci, në emër të rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, në veçanti, të ngarkuarin me punë në amabasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka.
Luljeta Arifi nga Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze, ka thënë se Kosova dhe Japonia kanë afërsi traditash dhe kulturash në shumë aspekte, duke e veçuar konceptin e “Besës” që te popullat japoneze njihet si “Kizuno” e cila nënkupton më tepër se sa dhënien e fjalës, mentalitetin dhe traditën shekullore.
Koordinatorja e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Laura Ymeri, së bashku me profesorin Dardan Luta, të cilët ishin kurator të ekspozitës iu shtjelluan nga afër pjesëmarrësve punimet e studentëve dhe konceptet e tyre unike të realizuara përgjatë vitit akademik në UBT, së bashku me profesorët e lëndëve përkatëse.
Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin profesorët: Besfor Salihu, Arbëresha Hoxha, Uran Krasniqi, Kaltrina Veselaj Shllaku, Zymer Veliu.
Zhvillues të workshopit të kalifragisë japoneze dhe origamisë ishin përfaqësuesit nga Asociacioni i Miqësisë Kosovare Japoneze: Valmira Hyseni, Festim Mulaku, Erleta Kadrija, Veshtrim Mulaku dhe Sara Ujkani.