Akademia Ndërkombëtare Verore e ESLG, solli shumë aktivitete dhe tema të rëndësishme të cilat këtë vit i dhanë kahje dhe rëndësi pasurive të paluajtshme.
Në kuadër të Global UBT Fest 2023, kjo akademi mblodhi shumë pjesëmarrës të cilët shpalosën idetë dhe teoritë e tyre lidhur me pasuritë e paluajtshme, modelimin dhe vlerësimin e tyre, teknikat e vlerësimit të pronave, si dhe temave të tjera të rëndësishme.
Temat të cilat u diskutuan këtë vit ishin:
- Hyrje në Parashikimin dhe Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
- Korrelacioni dhe regresioni linear në vlerësim dhe parashikim – Prof. Dr. Visar Hoxha;
- Seritë kohore në parashikimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
- Teoria e probabilitetit në modelimin dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
- Modelimi i zgjedhjes diskrete në pasuri të paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
- Metodat dhe teknikat e vlerësimit të pronave – Prof. Dr. Visar Hoxha dhe MSc. Mendim Blakaj;
- Metoda e Krahasueshme e Shitjes – Prof. Dr. Visar Hoxha dhe MSc. Mendim Blakaj;
- Metoda e të Ardhurave (Rrjedha e parave me zbritje) – Prof. Dr. Visar Hoxha dhe MSc Mendim Blakaj.