UBT News

Akademia Ndërkombëtare Verore e Agrikulturës dhe të Shkencave të Ushqimit do të sjellë diskutime mbi sigurinë e ushqimit në Kosovë

Prodhimi, qëndrueshmëria dhe siguria e produkteve në Kosovë, janë temat të cilat do të trajtohen në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit dhe Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, gjatë “Global UBT Fest 2022”, nga pjesëmarrës të ndryshëm, duke përfshirë ekspertë të fushës dhe studentë.

Qëllimi kryesor i akademisë është që të diskutohet rreth përcaktimit të mundësive të prodhimit të ushqimit, sfidave dhe orientimeve në prodhim, përpunimit dhe konsumit të ushqimit në nivel lokal dhe kombëtar, duke përfshirë përdorimin e ushqimit si masë parandaluese për probleme të caktuara shëndetësore.

Pjesëmarrësit, duke përfshirë studentët do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe të dinë të vlerësojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë, prodhimin, përpunimin dhe konsumin e shëndetshëm, të kuptojnë rëndësinë sektoriale duke filluar nga projektimi në terren dhe niveli i përpunimit.

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022

Exit mobile version