Airbnb u pajtua t’i paguajë 576 milionë euro për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi taksat e papaguara në Itali.
Prokurorët italianë thanë muajin e kaluar se kompania i detyrohej deri në 779 milionë euro (840 milionë dollarë) në taksa të qirasë afatshkurtër që nuk kishte arritur t’i paguante në emër të hosteve që kanë përdorur platformën mes viteve 2017 dhe 2021. Autoritetet tatimore italiane kanë kërcënuar se do t’i marrin fondet.
Kompania tha përmes një deklarate se nuk do të përpiqet t’i rikthejë këto para nga hostet. Sipas kompanisë, ata do të përdorin mjete të reja për hostet që taksat t’iu ndalen automatikisht nga Airbnb dhe t’iu paguhen autoriteteve italiane drejtpërdrejt në emrin e tyre.
Tutje kompania njoftoi se “shumica dërmuese e hosteve në Airbnb në Itali janë familje të zakonshme që përdorin platformën për të ardhura shtesë” dhe që shpresojnë se “marrëveshja me Agjencinë Italiane të të Ardhurave” dhe ndryshimet e fundit legjislative në Itali
Me tej kompania tha se “shumica dërrmuese e hostëve në Airbnb në Itali janë familje të zakonshme që përdorin platformën për të ardhura shtesë”./UBTNews/