UBT News

Airbnb do të sigurojë strehim falas për 20 mijë refugjatë afganë

Themeluesi i Airbnb, Brian Chesky, ka thënë se programi i stregimit të afganëve do të fillonte menjëherë dhe se Airbnb do të paguante për qëndrimet e tyre, transmeton UBT News.

“Zhvendosja e refugjatëve afganë në SHBA dhe vende të tjera është një nga krizat më të mëdha humanitare të kohës sonë. Ne ndiejmë përgjegjësi për të vepruar”, tha Chesky në një seri postimesh në Twitter.

Chesky tha se kompania do të punojë ngushtë me OJQ -të dhe krahun e saj jofitimprurës, Airbnb.org, e cila siguron strehim për njerëzit në nevojë pas fatkeqësive natyrore dhe krizave të tjera.

Chesky nuk tha se sa gjatë do të strehoheshin refugjatët, ose sa kohë kompania do të financonte qëndrimet e tyre, përcjell UBT News.

Dhjetëra mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani këtë muaj pasi kryeqyteti i vendit, Kabuli, ra nën kontrollin e talebanëve.

Konflikti me dekada në Afganistan ka prodhuar tashmë një krizë akute të refugjatëve. Ka pothuajse 2.5 milionë refugjatë të regjistruar nga Afganistani, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, që përbëjnë popullsinë më të madhe të refugjatëve në Azi.

Chesky i bëri thirrje komunitetit të biznesit të ndjekë shembullin e tij, duke shtuar se “Nuk ka kohë për të humbur”./UBTNews

Exit mobile version