Shkurtesa e Inteligjencës Artificiale – AI – është emëruar si fjala e vitit nga fjalori anglez Collins për vitin 2023, njoftoi të martën publikuesi i fjalorit.
“Inteligjenca Artificiale, që konsiderohet të jetë revolucioni i ardhshëm teknologjik, ka përjetuar zhvillim të shpejtë dhe për të u diskutua shumë në vitin 2023”, thuhet në një postim në blog nga publikuesi.
Drejtori menaxhues, Alex Beecroft tha: “E dimë se AI-ja ka qenë në fokus gjatë këtij viti për shkak të mënyrës se si është zhvilluar dhe shpejt është përhapur në jetën tonë, sikurse emaili, transmetimi apo çdo teknologji tjetër që dikur konsiderohej futuriste, kurse tash është pjesë e përditshme e jetës sonë”./UBTNews/