Ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari hoqi dorë nga të gjitha aktivitetet politike pasi u diagnostifikua me sëmundjen e Alzheimerit. Kështu njoftojnë nga Zyra e Presidentit të Republikës së Finlandës.
“Presidenti Martti Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit, dhe për shkak të humbjes së kujtesës, po trajtohet në shtëpi, dhe kohë pas kohe në shtëpi pleqsh”, thuhet në njoftim.
Ahtisaari ishte presidenti i dhjetës i Finlandës në vitet 1994-2000. Në vitin 2008 ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësim të paqes./UBTNews