UBT News

Ahmeti: Për shkak të situatës me COVID-19, pezullohen takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, komuna e Prishtinës ka marrë vendim të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit.”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version