Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sërish ka kritikuar masat e reja të Qeverisë. Në një shkrim në Facebook, Ahmeti u shpreh se kufijtë e jashtëm janë më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.
“Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm. Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews