UBT News

Ahmeti: Nuk ka nevojë për mbyllje e restriksione shtesë, duhet të identifikohen vatrat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, u shpreh se nuk ka nevojë për mbyllje e restriksione shtesë nga Qeveria, por sipas tij, duhet që vatrat të indetifikohen dhe të trajtohen.

I pari i Prishtinës shkroi në Facebook se ekziston rreziku që virusi të bartet edhe nga shtetet fqinje, meqë kanë numra alarmant të virusit.

“Shtetet fqinje po ballafaqohen me numra alarmant të virusit. Vetëm dje Maqedonia ka pasur mbi 600 raste të reja dhe 22 viktima. Shumë shtete Evropiane po ballafaqohen me mbyllje të reja për shkak të numrave alarmant. Kosova duhet të jetë në dilemë në mungesë të hulumtimeve. Para një muaji kemi pas një krizë të madhe dhe numra të lartë në krahasim me fqinjët. Zakonisht kemi qenë 2-3 javë me vonesë në krahasim me shtetet tjera. Kësaj radhe disa po shpresojnë se krizën që tani tjerët po e kalojnë e kemi kaluar para një muaji.  Duke marr parasysh rrezikun dhe lidhshmërinë me shtetet fqinje, duhet të anojmë në anën e kujdesit. Posaçërisht pas rritjes së numrave tek ne në mbi 130 në ditë. Disa mund të jenë pasojë e hapjes së shkollave, por tani ekziston edhe rreziku i bartjes së virusit edhe më shumë nga shtetet fqinje. Udhëtimi pa viza mund të jetë edhe një prej arsyeve pse shtetet fqinje kanë më shumë infeksione tani.”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Kryetari i Prishtinës ka kërkuar kujdes nga qytetarët, si dhe u shpreh që Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime prandaj edhe komunat tjera nuk bën të relaksohen sepse si përqindje e testimeve, janë të gjitha në një nivel./UBTNews

Exit mobile version