UBT News

Ahmeti: Nuk jemi të interesuar për restriksione shtesë, por kjo varet nga qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë diskutuar sot për situatën epidemiologjike në Kosovë.

Zemaj në një konferencë për media ka deklaruar se respektimi i masave është kushti themelor për të luftuar pandeminë.

“Kërkohet diciplinë, përkushtim, ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të ketë sanksione për ata që s’i respektojnë masat dhe eventualisht ta mbajmë këtë situatë nën kontroll”, deklaroi ai.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se qëllimi i këtij takimi me ministrin Zemaj ishte që të mos ketë restriksione shtesë. Ahmeti deklaroi se nuk janë të interesuar për karantinë, por kjo varet nga qytetarët.

“Nuk jemi të interesuar për restriksione shtesë. Nuk jemi të interesuar për karantinë, nuk jemi të interesuar ta reduktojmë orarin, por kjo varet nga qytetarët. Unë dje kam ngritur një alarm për rritje të rasteve, na para një muaji kemi pasë një krizë më të madhe. Është një krizë e re në Evropë, që ka me i cu drejt mbylljes. Dje edhe pardje kemi shtim të rasteve dhe jemi të brengosur, ju kishim lutur që të punojmë bashkë. Mos të na detyrojnë të bëhem inspektorë. Nuk do të tolerojmë grumbullime. Mos ta detyrojmë Ministrinë e Shëndetësisë për restriksione shtesë, mos t’i rrisim numrat më shumë”, deklaroi Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat, që të mos ta detyrojnë Ministrinë e Shëndetësisë për restriksione shtesë./UBTNews

Exit mobile version