Në Kosovë u regjistrua sot rekord i rasteve të reja me COVID-19. Pas numrit të madh të rasteve të reja, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë daljet, sepse mund të ketë edhe më shumë raste.
“Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste. Numrat do të shtohen shumë në qoftë se nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter./UBTNews
Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste. Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes! https://t.co/wEchi4tjxY
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 30, 2020