UBT News

Ahmeti kundër propozimit të Qeverisë për masat e reja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas propozimit të Qeverisë për masat e reja antiCOVID. Ahmeti shkroi në Facebook se në Prishtinë numri është më i madh i rasteve pozitive për shkak se po kryhen më shumë teste krahasuar me komunat tjera.

I pari i Prishtinës u shpreh se është kundër mbylljes me këso parimesh e kriteresh.

“Sistemi i qeverisë për masa:- Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg. – në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërtPrishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste. #jombylljes me keso parimesh e kriteresh!#jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version