UBT News

Ahmeti ka një njoftim për qytetarët e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se komuna që ai drejton ka vazhduar me pagesat për të prekurit me COVID-19, grantet për bizneset, ndihmat bujqësore, e të tjera.

Në Facebook, Ahmeti shkroi se pagesat ekzekutohen nga Thesari i Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilën pagesë nga komuna.

Megjithëkëtë për shkak që Thesari u mbyll në dhjetor të vitit të kaluar dhe ende nuk është rihapur, mjetet nuk janë ekzekutuar, por do të alokohen në momentin që hapet thesari.

“Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”, shkroi ai më tej./UBTNews

Informatë: Komuna e Prishtines ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që i kemi dhënë – përfshi ndihmën për të…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, January 27, 2021

Exit mobile version