Tahir Ahmeti, njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka kërkuar nga organet ligjzbatuese që të ndalojnë shitjen e mjeteve piroteknike. Duke përmendur numrin e të lënduarve, Ahmeti ka thënë se siguria e qytetarëve është primare.
“Këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm në Klinikën Emergjente në Prishtinë. Kjo nuk guxon të ndodh më. Nga ky vit, institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, ndërsa vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekëzjarre në ndrrim të viteve”, ka shkruar ai.