Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se për të parandaluar tollovinë në kryeqytet, zgjidhja e vetme është ndërtimi i rrugëve (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesët e populluara të qytetit.
Me një shkrim në Facebook, Ahmeti theksoi se po shqyrtohet mundësia e taksës për lëzivje me makinë, e që sipas tij Londra e ka më së miri të rregulluar këtë sistem.
“Pra, përvec parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (taksë e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem.”, shkroi Ahmeti mes tjerash.
Ahmeti adresoi edhe shqetësimin e tij që lidhet me ngrohjen me thëngjill, teksa potencoi se në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendrore.
“Por ka dy gjëra që mund it ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shëtpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendrore.”, shkroi ai./UBTNews