UBT News

Ahmeti: Është rekomanduar mbyllja njëjavore e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se niveli qendror ka rekomanduar mbylljen njëjavore të Prishtinës. Sipas tij, niveli qendror ka përdorur si arsyetim numrin aktiv të të infektuarve.

“Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh. Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga Qeveria, ndarja e komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banorë) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat.

Ai tha se rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situatën epidemiologjike./UBTNews

Exit mobile version