UBT News

Ahmeti: 14 viktima në një ditë, a ka fije përgjegjësie nga dikush?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së rasteve të vdekjes dhe rasteve të infeksionit me COVID-19.

I pari i Prishtinës në një shkrim në Facebook ka hedhur akuza ndaj partive politike për mosrespektim të masave antiCOVID gjatë fushatës elektorale. Ai madje ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi ose së paku të kërkojë falje.

“Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates. Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë? Apo t’i numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në Kosovë aktualisht janë 9 mijë e 761 raste aktive me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version