Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë se në një aheng familjar në fshatin Prapashticë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia ka realizuar një plan taktik duke vendosur disa ‘pika kontrolli për automjete’ në lokacione të ndryshme, ku janë ndaluar disa vetura dhe janë kontrolluar disa persona. Të njëjtit dyshohej se po vinin nga ahengu që ishte mbajtura në fshatin Prapashticë.
“Gjatë kontrollit të automjeteve, tek të dyshuarit: • L.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me dy karikatorë të zbrazët;• E.K. (1980, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe gjashtë fishek;• B.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole GLOK 17 me dy karikatorë (njëri nga ta me kapacitet prej 30 fishekëve);• D.B. (1968, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe nëntë fishekë.Dyshohet se një veturë, me qëllim të shmangies së kontrollit policor ka shfrytëzuar një rrugë alternative, por e njëjta është aksidentuar.Në SP ‘Veriu” është shoqëruar edhe organizatori i ahengut I.S. (1988, m/k), të cilit i është shqiptuar tiketë për shkelje të ‘Ligjit COVID 19’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar katër armë të shkurta, ka kontrolluar dhe verifikuar njëzet persona që ishin në vetura, pjesëmarrës në ahengun në fjalë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i DKR në PTH Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./UBTNews