Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se Kosova ka shënuar regres për 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56, në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij. Ai ka thënë se ky raport duhet qe të jetë alarm për qeverinë e Kosovës.
“Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit e Reporterëve Pa Kufij që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56. Kjo rëndohet mund të mos jetë befasi për atë që kemi përjetuar në vitin e fundit por duhet që të jetë alarm për ata, që këtu e kam fjalën për institucionet e Kosovës, për qeverinë. Siguria e gazetarëve ka qenë një shqetësim vitin e kaluar”, ka thënë Rexha.
Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se gazetarët duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të fortë, për të bërë punën e tyre duhet që të jenë të lirë.