UBT News

Agjenda shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për agjendën për shënimin e 14-vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nesër më 17 shkurt 2022.

Në orën 08:00 do të bëhet ngritja e flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë.

Në orën 09:10-09:30, në Skenderaj do të vendosen kurora lulesh te Kompleksi Adem Jashari.

Në orën 10:30-10:35 do të vendosen kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytet.

Në orën 10:35-10:40 vendosen kurora te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të nisë seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 12:00 deri në orën 13:00 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë në bulevardin Nënë Tereza,

Në orën 14:00 deri në orën 15:00, bëhet përurimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s” në Bibliotekën Kombëtare.

Exit mobile version