UBT News

Agjencitë e OKB-së dhe grupet humanitare bëjnë thirrje për armëpushim

Krerët e 18 agjencive të OKB-së dhe organizatave të mëdha humanitare përmes një deklarate të përbashkët të dielën bënë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në territoret izraelite dhe palestineze.

“Janë bërë 30 ditë. Mjaft është mjaft. Kjo duhet të ndalet”, thuhet në një deklaratë që u nënshkrua nga krerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it, CARE International, Save the Children, the World Food Programme dhe Zyra e OKB-së për Kordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, mbi 9 mijë e 700 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version