Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur sot se ka konfiskuar kamerat ilegale në komunën e Shtërpcës.
Siç është bërë e ditur nga agjencia, kamerat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të komunës.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot së Shtërpcës. Si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia trajton të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi”, është bërë e ditur në komunikatë.