Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi thotë se të paktën 30 mijë njerëz janë zhvendosur në Derna.
Në një postim në X, IOM njoftoi se 6 mijë e 85 njerëz të tjerë janë zhvendosur në zona të tjera të goditura nga stuhia, përfshirë edhe Bengazin.
“IOM dhe partnerët po parapozojnë menjëherë NFI-të [artikuj jo ushqimorë], ilaçet, pajisjet e kërkimit dhe shpëtimit dhe personelin në zonat e prekura”, njoftoi agjencia e OKB-së./UBTNews/