Numri i personave të zhvendosur në Liban vetëm sa do të rritet, paralajmëroi të martën agjencia e OKB-së për refugjatët, pasi dhjetëra mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre ditët e fundit.
Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh e përshkroi situatën e zhvendosjes në Liban si “jashtëzakonisht alarmante” dhe “shumë kaotike”.
Derisa një numër i madh civilësh dynden në Bejrut dhe zonat përreth nga Libani jugor, UNHCR po kërkon të sigurojë që ka ujë të mjaftueshëm dhe objekte sanitare në strehimore, tha Saltmarsh. OKB-ja është gjithashtu në gatishmëri për të zgjeruar ndihmën humanitare në zonat në Luginën Beqaa ku ushtria izraelite lëshoi të hënën paralajmërime evakuimi./UBTNews/